Poroshenko: Votimi i holandezëve nuk paraqet vështirësi për Ukrainën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Poroshenko: Votimi i holandezëve nuk paraqet vështirësi për Ukrainën

    Insajderi
    07 April 2016 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Poroshenko tha se arsyeja kryesore e mbajtjes së këtij referendumi nuk ka të bëjë me Marrëveshjen e Asociimit ndërmjet Ukrainës dhe BE-së, por ka të bëjë me qëllimin për të sulmuar uniteti evropain dhe zgjerimin e vlerave evropiane.

    “Në aspektin strategjik, kjo nuk përbën ndonjë vështirësi në rrugën e Ukrainës drejt BE-së. Dua ta qartësoj se pavarësisht çdo gjëje, Ukraina do të vazhdojë ta zbatojë Marrëveshjen për Asociim dhe atë për Tregti të Lirë me Bashkimin Evropian”, ka thënë Poroshenko.

    Ky reagim vjen një ditë pasi holandezët votuan “Kundër” ratifikimit të një traktati, që synon realizimin e lidhjeve më të ngushta mes BE-së dhe Ukrainës.

    Rezultatet zyrtare nuk do të dihen deri më 12 prill, por ato paraprake tregojnë se, nga 32.2 për qind e pjesëmarrjes së votuesve, 61.1 për qind e tyre kanë refuzuar paktin me Ukrainën, ndërsa 38.1 për qind e votuesve e kanë përkrahur atë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark