Prodhuesi gjerman i automjeteve luksoze “Porsche”, ka tërehuq nga tregu rreth 75000 modele “Panamera” në të gjithë botën, për shkak të një defekti në softuer.
“Mjetet e prekura janë ato të prodhuara mes 21 marsit 2016 dhe 6 dhjetorit 2018”, njoftoi sot prodhuesi i automjeteve.
“Ky gabim shkakton keqfunksionim të timonit elektrik, që do të thotë se shoferit do t’i nevojitet të përdorë më shumë forcë për të kthyer mjetin”, njoftoi “Porsche”.
“Për të shmangur këtë problem, njësitë e prekura duhet të riprogramohen. Procedurat e riprogramimit marrin rreth një orë kohë”, shtoi prodhuesi gjerman i automjeteve.