
Përmes një portali, ku sulmonte e denigronte drejtuesit e lartë të Policisë, Shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi, donte të bëhej drejtor. Aktualisht Selimi është në kërkim, por në pranga u vendosën zyrtarja tjetër e AMP, Rexhina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanaga, informoi sot (30 maj) policia e Tiranës.
Skandali është thelluar pasi burime bëjnë me dije se në dosjen hetimore është i përfshirë edhe vëllai i Kushtrim Selimi, Kreshnik Selimi shef kundër narkotikëvë në SHISH. Ky i funidt për shkak të aksesit të informacioneve, i jepte të dhëna që arrinte të merrte, vëllait të tij Kushtrim Selimit. Përmes Regina Omerit dhe gazetarit Hasanaga i publikonin në portalin e tyre.
Kushtrim Selimi është njohur me Regina Omerin në kohën kur të dy punonin në AMP në Durrës. Ndërkohë, edhe bashkëshorti i Omerit, Fisnik Omeri punon në SHISH në Kavajë.
Donte të bëhej drejtor
Bëhet fjalë për Shipneës.info, ku publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj, me qëllim denigrimin e figurës së tyre në publik përmes lajmeve të rreme, duke ushtruar në të njejtën kohë edhe presion. Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.
Si nisën hetimet
Ishte Krimi Kibernetik dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore që pas një denoncimi të një personi i cili ishte denigruar nga shkrimet në portalin shqipneës.info, nisi hetimet në lidhje me zyrtarët e AMP, Regina Omeri, Kushtrim Selimin dhe gazetarin Ervis Hasanaga.
“Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe internet” informon policia e Tiranës.
Mesazhet gjobëvënëse
Në këtë portal këta persona publikonin lajme të rreme me qëllim dëmtimin e imazhit të personave të ndryshëm, kryesisht zyrtarë, me qëllim përfitimin monetar për t’i fshirë më pas.Policia thotë se në celularët e të arrestuarve u gjetën dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për ti vendosur gjoba.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Në dëshminë e saj Regina Omeri ka deklaruar se lajmet ia niste Kushtrim Selimi dhe kjo e fundit ia dërgonte gazetarit për publikim, kundrejt pagesës 600 euro në muaj.
Hasanaga thotë se punën e ka pranuar se kishte nevojë për paratë, ndërsa shprehet i penduar dhe se së fundmi kishte kuptuar rrezikshmërinë e asaj që bënte
“Duhet të kisha dyshuar në materialet që më jepnin ata, para se t’i publikoja, duhet të kisha bërë një verifikim. Kisha kohe që s’më zinte gjumi nga kjo. Jam penduar”, ka thënë gazetari, për të cilin përmes një deklarate Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Instituti i Mediave Online kanë kërkuar që të ketë transparencë dhe kujdes të veçantë për një proces të rregullt ligjor.
Dëshmia e gazetarit është përputhur edhe me atë të Regina Omerit e cila ka dëshmuar se lajmet ia niste Kushtrim Selimit dhe më pas ajo ia niste gazetarit. E dyshuar, për lidhje intime me Selimin, zyrtarja, thotë se kolegu i saj, shef sektori I AMP, i publikonte lajmet kundër drejtuesve të policisë, sepse i kishte inat.
Ndërkohë denoncim kishin bërë dhe disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.
“Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe internet” informoi sot policia e Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Zyrtari i AMP hapi portal për gjobvënie, i përfshirë edhe i vëllai i tij, shef kundër narkotikëve në SHISH
Thellohet skandali i zyrtarëve të AMP, të cilët përmes portalit të tyre shantazhonin dhe vendosnin gjoba ndaj drejtuesve të policisë dhe zyrtarëve të tjerë. Burime bëjnë me dije se në dosjen hetimore është i përfshirë edhe vëllai i shefit të sektorit pranë AMP, Kushtrim Selimi, i shpallur në kërkim nga policia.
Vëllai i tij, Kreshnik Selimi është shef kundër narkotikëve në SHISH dhe për shkak të aksesit të informacioneve për shkak të detyrës, dyshohet se i jepte të dhëna që arrinte të merrte, vëllait të tij Kushtrim Selimit. Ky i fundit përmes Regina Omerit dhe gazetarit Hasanaga i publikonin në portalin e tyre. Në vijimësi të hetimeve pritet të kuptohet roli që ka pasur Kreshnik Selimi në dhënien e informacioneve.
Kushtrim Selimi është njohur me Regina Omerin në kohën kur të dy punonin në AMP në Durrës. Ndërkohë, edhe bashkëshorti i Omerit, Fisnik Omeri punon në SHISH në Kavajë.
Portali gjobëvënës, zbardhet dëshmitë/ Regina e AMP-së: Lajmet e rreme mi jepte shefi, gazetari paguhej 600 euro për t’i postuar
Zbardhet dëshmia e 2 personave të arrestuar nga Krimi Kibernetik. Gazetari Ervis Hasanaga ka deklaruar se publikimin e lajmeve e bënte pasi ishte i punësuar në këtë portal dhe paguhej 600 euro në muaj.
Sipas tij lajmet ia sillte Regina Omeri dhe ai kishte rol vetëm publikimin e tyre në faqe. Ndërkohë, zyrtarja e AMP, Regina Omeri, ka deklaruar se lajmet ia niste Kushtrim Selimi dhe kjo e fundit ia dërgonte gazetarit për publikim.
Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë përfitim monetar. Ajo ka shtuar se Selimi lajmet i publikonte sepse kishte inate me drejtuesit e policisë dhe AMP. Dyshohet se Selimi dhe Omeri kishin lidhje intime./ReportTV/