×
  • Lajme
  • Lajme

    Portali nga Shqipëria: Me shokët e tij në krim, kështu funksionon prokurori Dren Paca

    Insajderi
    28 October 2023 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Toka 3 hektarëshe në Veternik në vlerë prej miliona eurove, brenda 9 muajsh përmes një dokumenti të falsifikuar doli në emër të një grupi qytetarësh me pozita të fora në gjyqësi, prokurori dhe institucione tjera shtetërore, ndërkohë pronarët realë prej vitesh po rropateshin ta kthenin pronën në emër të tyre.

    Përflitet gjithandej për skandalet me prona dhe përfshirje e zyrtareve publik.

    Një rast sinjifikativ është tjetërsimi me dokument false i pronës në Veternik prej 3 hektarëve që i takon familjes Dragidella.

    Si dhe për tjetërsimin e pronës po ashtu me vendim të falsifikuar nga RTP tek Sllavisha Lekiç e që u transmetua në detaje nga Kallxo.com në emisionin Kallxo përnime.

    Por, kush janë personat zyrtar e me ndikim që ua sigurojnë mbrojtjen pranë organeve të ndjekjes falsifikuesve të pronave.

    Nga kjo foto e siguruar nga redaksia e mediumit tonë rezulton se këtë mbrojtje ua ka garantuar prokurori Special Dren Paca i cili shihet nga foto se ka lidhje speciale miqësore me të dyshuarit Hana e Mazreku( Venhar Hana dhe Sami Mazreku nga Byroja Kosovare e Sigurimeve)

    Edhe pse prokuroret janë të obliguar ti përmbahen kodit të etikes dhe të mos bëjne veprime që ua vënë në dyshim pavarësinë e tyre një detyrim të tillë nuk e respekton prokurori Special Dren Paca përkundrazi është i dyshuar si përfitues nga këto skema mashtruese.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark