Portali qeveritar akuzon SOROS-in, Amerikën dhe Kosovën për “dridhje” të Maqedonisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Portali qeveritar akuzon SOROS-in, Amerikën dhe Kosovën për “dridhje” të Maqedonisë

    Insajderi
    06 May 2016 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas Agjencisë shtetërore të lajmeve në Maqedonase, SOROS ka dhënë miliona dollarë për “Human Right Watch” USAID-it dhe organizatave të ndryshme evropiane që të shkruajnë raporte me informacione të cilat kanë quar në shkaktimin e krizës në këtë shtet.

    Por kjo Agjenci ka akuzuar edhe Kosovën për shkaktimin e kësaj krize, duke shkruar se Hashim Thaçi dhe disa liderë të tjerë të opozitës në Kosovën kanë nxitur grupe nacionaliste të armatosura që të shkaktojnë kaos, duke iu referuar ngjarjeve në Kumanovë.

    Sipas kësaj Agjencie, krizën në Maqedoni e kanë shkaktuar Soros-i, Ambasada Amerikane dhe me pak ndihmë nga Kosova.

    Tutje agjencia e njohur për afërsinë me Qeverinë e Gruevskit raporton se SOROS po vazhdon ende të subvencionojë aktivitete dhe shkrime kundër udhëheqjes së ekzekutivit në Maqedoni./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark