Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga vendpunishtja e Portit të ri Turistik të Vlorës mëngjesin e së dielës.
Rama pamjet i ka ndarë në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, duke thënë se përmes këtij porti synohet rritja e punësimit, shërbimeve dhe të ardhurave ekonomike, shkruan Gazeta Insajderi.
“Mirëmëngjes, dhe me Portin e Ri Turistik, i cili do ta pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së Rilindur edhe me jahtet e shumë munguara të vizitorëve, duke e integruar më në fund Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut dhe duke hapur burim të ri domethënës rritjeje të punësimit, shërbimeve, të ardhurave nga ekonomia e detit, ju uroj të diel të qetë”, ka shkruar ai.
Porti i ri turistik ose Marina Vlorë do të ketë kapacitet për rreth 500 mjete lundruese. /Insajderi.org/