Një ngjarje e rrallë vjen sot nga elita e futbollit anglez Liga Premier me protagonist portierin e Southamptonit, Aaron Ramsdale.
Portieri i Southamptonit, Aaron Ramsdale, në ndeshjen kundër Fulhamit kishte veshur një dorezë me katër gishta dhe tërhoqi shumë vëmendjen e të gjithëve.
Anglezi theu gishtin e tij muajin e kaluar kundër Wolverhampton, por u kthye me një dorezë të modifikuar që e lejoi atë të mobilizonte gishtin e thyer për një tjetër.
Në fund, skuadra e tij, e cila është e fundit në renditje arriti të marrë një barazim të vlefshëm jashtë fushës 0-0.
Ramsdale mbërriti në Southampton në fillim të këtij sezoni nga Arsenali, pasi humbi pozitën e parë të portierit nga David Raya.
Përkundër rikthimit të Ramsdale, Southampton do ta ketë vështirë qëndrimin në Ligën Premier, pasi është e fundit në tabelë me vetëm gjashtë pikë. /Telegrafi/