×
Euro 2024

Portieri portugez, mbrëmë hyri në histori

Insajderi
02 July 2024 - 09:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Portugalia e mundi Slloveninë pas penaltive për të kaluar në çerekfinale të EURO 2024-s.

Në penalti, kombëtarja ballkanase nuk e pati as mundësinë më të vogël për të kaluar tutje.

Kjo pasi portieri portugez, Diogo Costa, i mbrojti të tri penaltitë e shutuara nga sllovenët, teksa portugezët nuk gabuan në tri tentimet e tyre.

Me këto pritje, Costa lëre që u bë portieri i parë që i mbron tri penalti në një kampionat evropian, por edhe i pari që nuk pranon asnjë gol në goditje penaltish.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark