Portofoli i kriptomonedhave - Galaxy S10 vjen me një detaj ndryshe - Insajderi
×
Teknologji

Portofoli i kriptomonedhave – Galaxy S10 vjen me një detaj ndryshe

Insajderi
25 January 2019 - 10:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Detaje të reja nga Samsung Galaxy S10 po të rrjedhin çdo ditë. Së fundmi, ka dalë një foto e flagshipit të Samsung, ku bie në sy një aplikacion i njohur si “Samsung Blockchain KeyStore”.

Portofoli i kriptomonedhave përshkruhet si vendi më i sigurtë për monedhat tuaja kriptografike. Përdoruesit e Samsung Galaxy S10 do të mund të importojnë kriptomonedha si dhe të përdorin autentikimin biometrik për sigurinë.

Detajet e plota të Galaxy S10 do t’i mësojmë në aktivitetin “Unpacked”, që do të mbahet më 20 shkurt. Atë ditë pritet prezantimi i telefonit me palosje gjithashtu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark