Portreti i Nënës Terezë në pritje të konfirmimit për Guinness - Insajderi
×
Kulturë

Portreti i Nënës Terezë në pritje të konfirmimit për Guinness

Insajderi
28 November 2016 - 23:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Artisti shqiptarë Saimir Strati ka zgjedhur 28 nëntorin për ti dhënë fund mozaikut të  Nënë Terezës, të cilin ai e kishte punuar me tela në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Ai këtë e ka bërë si shenjë revolte ndaj vendosjes së rrethojave  nga shtetet evropiane për të ndaluar fluksin e madh të refugjatëve.

Mozaiku i ndërtuar në më pak se një muaj, përfshinë një hapësirë prej 10 metra katror i ndërtuar me 1.5 milionë prodhime të telave të imtë.

Ideja Stratit i erdhi pasi duke parë qindra mijëra refugjatëve sirianë që vijnë në Evropë, ndërsa diplomacia dhe politika kanë dështuar për të zgjidhur situatën e tyre. /Insajderi.com

saimiri


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark