Portreti zyrtar i zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump është bërë publike.
Ajo shihet e gjitha me të zeza dhe me duart e kryqëzuara dhe me një unazë me diamant, 25 karatë. Fotografia e Zonjës së Parë, është realizuar nga administrata e Shtëpinë së Bardhë.
Ajo është shprehur se ndjehet e nderuar për rolin e saj në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë jam e nderuar për të shërbyer në rolin e Zonjës së Parë, dhe të shohim përpara për të punuar në emër të popullit amerikan gjatë viteve të ardhshme”, ka thënë Melania Trump, shkruan BBC.
Mirëpo fotografia e saj u përball me kritika të shumta, kryesisht prej përpunimit të saj, duke krijuar idenë e një fotoje të ribërë nga e para.
Melania është zonja e parë jo amerikane në Shtëpinë e Bardhë që nga koha e britanikes Louisa Adams, bashkëshorte e presidentit të gjashtë amerikan, John Quincy Adams.