Posedonte kokainë dhe e shiste, arrestohet 66-vjeçari në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Posedonte kokainë dhe e shiste, arrestohet 66-vjeçari në Tiranë

    Insajderi
    13 February 2025 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 66-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se posedonte substanca narkotike dhe 8000 euro të përfituara nga shitja e këtyre lëndëve.

    Hetimet kanë nisur edhe për gruan e të dyshuarit, tranmseton Klankosova.tv.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapë kapur në Shkozë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F. B., 66 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje, 8000 euro dhe 600 000 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike”, njofton policia.

    “Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e 66-vjeçarit, shtetasen Sh. B., pasi sapo ka parë shërbimet e Policisë që kishin shkuar për kontroll, ka hedhur nga ballkoni i banesës, disa doza lënde të dyshuar narkotike kokainë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark