Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Komandanti i UÇK’së në Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, është lënë të ulet në fund të skenës së ngritur, në organizimin e mbajtur sot për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ku parakaloi Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Haradinaj është parë i ulur në rreshtin e parafundit, bashkë me deputetë të AAK’së.
Diplomati i Kosovës në Kanada, Donat Syla, e ka quajtur këtë poshtërim e fyerje.
Syla ka thënë se Haradinaj nuk do të duhej të ftohej në këtë ngjarje si kryetar i AAK’së, por si përfaqësues i një familje emblematike dhe se do të duhej të ulej përkrah Rifat Jasharit.
“S’di a eshte gabim protokolli apo e qellimshme, mirepo me e lan Ramush Haradinajn kaq prapa, eshte poshterim e fyerje jo per te, po per gjakun e deshmoreve dhe qendresen e sakrificen stoike te familjes Haradinaj. Ai aty nuk do te duhej te ftohej si kryetar i AAK’se, po si perfaqesues i nje familje emblematike, e do te duhej te ulej perkrah baces Rifat!”, ka shkruar Syla.