×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Posta e Kosovës angazhon një konsulent të jashtëm me pagë afro 8 mijë euro për vetëm dy muaj

    Insajderi
    25 July 2024 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afro 8 mijë euro është paga me të cilën Muharrem Mustafa do të paguhet nga Posta e Kosovës, për pozitën konsulent i jashtëm. Angazhimi i Mustafës si konsulent i jashtëm për mbështetjen e procesit të ristrukturimit në NPQ do të zgjatë vetëm dy muaj.

    Gazeta Insajderi

    Posta e Kosovës më 19 korrik ka nënshkruar kontratë për “Angazhimin e një konsulenti të jashtëm për mbështetjen e procesit të ristrukturimit në NPQ, Posta e Kosovës sh.a”.

    Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ishte 10 mijë euro.

    Posta e Kosovës e ka angazhuar si konsulent të jashtëm Muharrem Mustafën, me pagë prej 7 mijë e 779 euro.

    Në detajet e kontratës, theksohet se angazhimi i këtij konsulenti nga Posta e Kosovës është 60 ditë, apo dy muaj.

    Muharrem Mustafa, fitues i tenderit për konsulent i jashtëm për mbështetjen e procesit të ristrukturimit në NPQ, do të paguhet 7 mijë e 779 euro për dy muaj angazhim.

    Kalkuluar kjo i bije që konsulenti Muharrem Mustafa për një muaj do të paguhet 3889 euro.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Postën e Kosovës, që ta pyesë më në detaje lidhur me pozitën e konsulentit dhe pagën e tij, por të njëjtit deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark