![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Ndërrmarja publike Qendrore e Postës së Kosovës, ka marrë vendim për punonjësen, Halime Thaqi, mbesës së ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit të mos i vazhdohet kontrata e punës, shkruan Insajderi.
Halime Thaçi, mbante pozitën e UD “zyrtare për mbrojtje dhe siguri në punë”.
Në vendimin e siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se Halime Thaçit i ka skaduar kontrata me datën 17.12.2022 dhe e cila si e këtillë nuk do ti vazhdohet.
“Kontrata juaj e punës për pozitën, Menxher i departamenit të Shërbimeve P[ostare, skadon me datën 17.12.2022, dhe e cila si e këtillë nuk do të vazhdohet”, thuhet në vendim.
Tutje thuhet se ndërmarrja mund ta risistemojë në ndonjë pozitë tjetër punëtoren.
“Sipas Udhëzuesit mbi procesin e ristrukturimit të ndërmarrjes nr. 01-744/2021, si dhe Vendimit për formimin e komisionit Qendror për Ristrukturimin e Ndërmarrjes Publike Posta Kosovës Sh.A. me r. 01-804/2022, te 20.04.2022, ndërmarrja mund ta risistemojë punëtorin në ndonjë pozite tjetër në rast të ristrukturimit të ndërmarrjes PK Sh. A. 3″. thuhet në vendim.