Londra, Birmingham, Manqesteri, Leicersteri dhe Bradfordi, njihen si vendet me numër të madh të muslimanëve.
Kjo ishte ndër arsyet që një ndër shoqatat më të mëdha myslimane në Londër kanë vendosur që reklamat nga 7 maji, në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, të vendosen në rreth 640 autobusë lokal të këtyre qyteteve.
Studiues të Islamit besojnë se banerët ku shkruhet “Subhan Allah” që nënkupton “Lavdia i takon zotit”, do të interpretojnë një anë pozitive të fesë myslimane.
Sipas ligjit islam, myslimanët duhet të dhurojnë 2.5 për qind të të ardhurave të tyre për të varfrit dhe nevojtarët, veprim ky që njihet si Zekat dhe bën pjesë në “pesë shtyllat e Islamit”.
Imran Madden, drejtor i një prej shoqatave myslimane në Britani tha: “Në thelb kjo mund të quhet fushatë për ndryshimin e klimës, sepse ne duam të ndryshojmë klimën negative rreth ndihmës ndërkombëtare dhe rreth komunitetit mysliman”, shkruan TheIndepedent
Londra sapo ka zgjedhur kryebashkiakun e parë mysliman, Sadiq Khan. /Insajderi.com