
Mbrëmjen e djeshme, Vesa Luma befasoi ndjekësit me një postim që nuk i ngjante aspak stilit të saj të zakonshëm.
Këngëtarja publikoi një foto ku shfaqej më sensuale se kurrë më parë, duke ekspozuar linjat e saj në mënyrë tërheqëse nga dhoma e një hoteli.
Me një përshkrim me humor, Vesa la të kuptohej se llogaria e saj ishte “rrëmbyer” për një moment – ndoshta një mënyrë për ta bërë më të lehtë daljen nga zona e saj e komfortit.
Por, surpriza nuk përfundoi aty! Vetëm pak orë më vonë, fotografia misteriozisht u zhduk nga profili i saj, duke u zëvendësuar me një imazh më të përmbajtur. A u pendua Vesa, a e sugjeroi dikush tjetër tërheqjen e fotos, apo thjesht ishte një lojë spontane me publikun?