Në Prishtinë u mbajt marshi protestues kundër dhunës së ushtruar ndaj vajzës 16 vjeçare nga axha i saj në Rahovec.
Marsi u nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të objektit të qeverisë ku u vendosën pankarta përmes së cilava shprehnin indinjatën për dhunën e ushtruar ndaj të miturës.
Në këtë protestë të organizuar nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës ishin të pranishme edhe deputetet e Kuvendit të Kosovës dhe ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha.
Ministrja Hoxha ka dënuar këtë rast të dhunës duke thënë se duhet bashkëpunim institucional në parandalimin e dhunës ndaj te miturve dhe ndaj grave.
“Shpreh indinjatën time të thellë dhe shpresoj që rastet te tilla të mos ndodhin më”, tha ajo.