Numri një i diplomacisë, Donika Gërvalla, është parë me anëtarë të saj të partisë dhe analistë me qëndrime pro-pushtetit.
Në mesin e tyre ka qenë edhe deputeti nga radhët e listës ‘Guxo’, Haxhi Avdyli dhe analisti Krenar Shala, shkruan Gazeta Insajderi.
Fotografia është shpërndarë në ‘Instagram’ nga Avdyli, teksa ky i fundit ka ngatërruar mbiemrin e Shalës, duke e bërë Gashi.
Bashkë me Shalën, prezent është parë edhe Gazmir Rraci, analist po ashtu me qëndrime të përafërta me pushtetin.
Nuk dihet se me ç’rast ka ndodhur kjo mbledhi, teksa Gërvalla dhe pjesëmarrësit kanë pozuar para një meze modeste, pa pije alkoolike përreth. /Insajderi.org/