Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se ‘Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme’, i cili u miratua pak ditë më parë në Qeveri, është një nga ligjet më të rëndësishme që kanë për qëllim luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sipas saj, në Kosovë zyrtarë publik kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme.
“Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, në Kosovë, jashtë Kosovës, dhe mos të jesh në obligime financiare. Pra kjo thjeshtë nuk është e mundur, prandaj ka qenë e qartë që zyrtarët në Kosovë kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme”, deklaroi ajo në emisionin “Prime” në RTK.
“Duhet të krijohet një standard në këtë vend, që pozita zyrtare nuk të bën milioner”, theksoi mes tjerash Haxhiu.