“Pasaktësi historike”: Praga heq pllakën përkujtimore për marshallin sovjetik – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Pasaktësi historike”: Praga heq pllakën përkujtimore për marshallin sovjetik

    Insajderi
    21 July 2017 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet komunale në Pragë të Çekisë kanë vendosur të heqin pllakën përkujtimore të një marshalli sovjetik, i cili ka marrë pjesë në çlirimin e qytetit në fund të Luftës së Dytë Botërore.

    Një zëdhënës i zyrës së kryebashkiakut tha se pllaka që nderon marshallin e Ushtrisë së Kuqe, Ivan Konyev, është hequr për shkak të “pasaktësive historike” në tekstin e saj.

    Ai tha se memoriali do t’i jepet Muzeut të Qytetit të Pragës, edhe pse autoritetet janë të gatshme t’ua dhurojnë atë të afërmve të Konyevit në Rusi.

    Më 5 maj të vitit 1945, banorët e Pragës janë ngritur kundër forcave pushtuese të Gjermanisë naziste.

    Shumë shpejt, njësitet e Ushtrisë Çlirimtare Ruse i janë bashkuar luftës në anën e kryengritësve.

    Më 8 maj, forcat gjermane kanë nisur të tërhiqen nga Praga, pasi kanë nënshkruar armëpushim me kryengritësit.

    Më 9 maj, pasi Praga është pastruar pothuajse tërësisht nga gjermanët, atje kanë hyrë njësitet e Ushtrisë së Kuqe nën komandën e Konyevit, njofton rel.

    Historianët çekë thonë se në mesin e trupave të Konyevit ka pasur forca të policisë sekrete sovjetike që kanë grumbulluar mijëra qytetarë çekë me reputacion anti-Bolshevik dhe i kanë dërguar ata në kampet sovjetike të punës.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark