×
  • Lajme
  • Lajme

    Pranimi i fajësisë nga Shala dhe Januzi, Specialja jep detaje

    Insajderi
    18 December 2024 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Haxhi Shala dhe Sabit Januzi kanë pranuar fajësinë për akuzat për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare dhe një akuzë për kanosje në procedurë penale.

    Për këtë Gjykata Speciale ka lëshuar një njoftim, duke sqaruar rregullat për marrëveshje të pranimit të fajësisë.

    Çdo marrëveshje për pranimin e fajësisë bazohet në një “bazë të rënë dakord të fakteve”, në të cilën i akuzuari pranon se disa fakte të paraqitura në aktakuzë do të vërtetoheshin përtej dyshimit të arsyeshëm dhe janë të vërteta dhe të sakta”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

    Trupi gjykues ka caktuar seancën dëgjimore për marrëveshjet për pranimin e fajësisë për më 18 dhjetor, duke filluar nga ora 09:00 dhe 19 dhjetor të rezervuar nëse është e nevojshme.

    Gjatë pjesës së parë të seancës së nesërme, trupi gjykues dhe gjyqtarët do të diskutojnë çështjet paraprake lidhur me marrëveshjet për pranimin e fajësisë, pas së cilës do të mbahet seanca për pranimin e fajësisë për z. Shala, e më pas do të mbahet seanca për pranimin e fajësisë për z. Januzi”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark