Armando Broja te Ipswich konsiderohej diçka e kryer. Kur pritej vetëm zyrtarizimi sepse ishin kryer testet mjekësore, gjithçka ngeci.
Shkak për këtë zbulohet të ketë qenë “Tendina e Akilit”. Broja ka shfaqur kështu probleme gjatë testeve mjekësore, për këtë dhe Ipswich është tërhequr momentalisht shkruan Express.
Kështu 22-vjeçari nuk është në formën e tij më të mirë. Tashmë zhvillimet kanë marrë tjetër rrjedhë.
Mësohet që klubi sapongjitur në Premier League ka kërkuar te Chelsea të ndryshojë kushtet në kontratë.
Kujtojmë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare po huazohej, teksa Ipswich kishte detyrim blerjen e tij për më shumë se 30 milionë euro nëse siguronte mbijetesën në Premier League.