Prapaskenat, ja çfarë i kërkoi Haaland mbrojtësit të Juventusit pas ndeshjes - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Prapaskenat, ja çfarë i kërkoi Haaland mbrojtësit të Juventusit pas ndeshjes

    Insajderi
    14 December 2024 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kush e pa Haaland para dhe pas goditjes “panenka”, të ndalur nga Di Gregorio? Askush, siç tregojnë statistikat e UEFA-s: vetëm 20 prekje të topit dhe 9 pasime për të gjithë ndeshjen. Sulmuesi norvegjez u neutralizua plotësisht nga mbrojtja e Juventusit.

    Një performancë monumentale nga Federico Gatti, jo vetëm për aksionin që çoi te goli i Vlahovic, por edhe për mënyrën se si ngriti një “mur” kundër Haaland, pa përdorur ashpërsi. Sulmuesi i Manchester City madje e nderoi mbrojtësin italian.

    Përpara se të kthehej në dhomat e zhveshjes, norvegjezi i kërkoi fanellën Gattit, një gjest që Federico e ktheu në të njëjtën mënyrë, ndryshe nga ajo që ndodhi në shtator, kur City-Inter përfundoi 0-0 në “Etihad”. Në atë rast, Haaland, pas një markimi të ashpër nga Acerbi, e pyeti me humor mbrojtësin italian nëse donte fanellën e tij. Situata përfundoi me një të qeshur dhe përqafim…

    Të mërkurën mbrëma, në “Allianz Stadium”, Gatti, “nxënësi”, arriti ta tejkalonte “mësuesin” interist, duke treguar një paraqitje mbresëlënëse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark