I dënuari i parë për terrorizëm në lidhje me konfliktin në Siri e Irak, Fitim Lladrovci ka dhënë një rrëfim ekskluziv për Gazetën Insajderi. Nesër, e martë, ai duhet që të shkoi edhe një herë të e vuaj dënimin e mbetur për rastin ku ai u shpall fajtor për nxitje në terrorizëm. Por, sipas tij, kjo do ta kthej në radikalizëm katër vite pasi që ai thotë se u kthye në jetë normale- kujdesej për familjen e gjeti punë. Por, pos kësaj, ai ka dhënë për herë të parë detaje ekskluzive se si u soll nga Siria në Kosovë Arian Zeka, fëmija që ishte marrë nga babai pa lejen e nënës. Se kush e pagoi udhëtimin. Se si ai mori oferta që të punonte për inteligjencën amerikane, me njerëz me “thasë me pare”.
Visar Duriqi
Emri Fitim Lladrovci mund të jetë ndër më të famshmit kur raportohet për pjesëmarrjen e kosovarëve në konfliktin në Siri e Irak të nisur mbi një dekadë më parë. Ai njihet edhe si i dënuari i parë i sistemit kosovar të drejtësisë për pjesëmarrje në këtë konflikt.
Por, jo vetëm për këtë.
Ai është personazhi kryesor në kthimin në atdhe të Erion Zekës, fëmijës që ishte marrë nga Kosova nga babai i tij, e pa lejen e nënës u dërgua në Siri.
Lladrovci ishte me të kur ai hyri në Kosovë, por a e organizoi ai rikthimin e Zekës? A ishte operacion i shtetit, apo iniciativë private?
Lladrovci në një intervistë ekskluzive dhënë Gazetës Insajderi ka treguar prapaskena të këtij rasti.
Ai ka folur edhe për jetën e tij pas kthimit nga vatra e luftës në Siri dhe ofertat që ai thotë se ia bënë që sipas tij, të punonte për amerikanë të botës së inteligjencës që kanë “thasë me para”.
Pos për pjesëmarrje në konflikt në vend të huaj, Fitim Lladrovci do të dënohej më vonë edhe për thirrje në terrorizëm- për një status në Facebook, për të cilin thotë se e shpërndanë edhe afro 200 persona tjerë, por u dënua vetëm ky.
E bash për këtë rast, atij i mbetën edhe mbi gjashtë muaj burg të pa-përfunduara.
Tashmë i ka ardhur letra për ta kryer obligimin.
Por, derisa po priste për këtë letër, për afro katër vite, Lladrovci thotë se është bërë “djalë i mirë”.
Ka gjetur punë. I ka dy fëmijë. E ka një vëlla invalid të luftës që kujdesët për të gjithë.
Kthimin në burg, që duhet ta bëjë nesër (e martë), thotë se druan se do ta kthej edhe një herë në botën e radikalizimit, prej së cilës thotë që ka mbi katër vite që po i rri larg.
Rrëfimi i Fitim Lladrovcit: