Presidenti i Shqipërisë vendeve të NATO-s: Mos lejoni provokimet që destabilizojnë Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Presidenti i Shqipërisë vendeve të NATO-s: Mos lejoni provokimet që destabilizojnë Kosovën

    Insajderi
    17 June 2023 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Republikës, nënvizoi nevojën që vendet e rajonit anëtare në NATO, duhet të flasin me një zë për mos lejimin që provokime të ndryshme ta destabilizojnë Kosovën dhe të gjithë rajonin.

    Pjesë e diskutimeve me presidentët ishin dhe efektet që ka prodhuar lufta në Ukrainë për rajonin në tërësi, si dhe çështje me interes dypalësh.

    Këto biseda i zhvilloi në një seri takimesh me krerët e shteteve të rajonit, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog, ku u takua ndër të tjera me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z. Stevo Pendarovski, Presidentin e Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç, si dhe Presidentin e Malit të Zi Sh.T.Z. Jakov Milatoviç.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark