Ribal al-Assad, kushëriri i parë i liderit të rrëzuar të Sirisë, Bashar al-Assad tregoi përplasjet e babait të tij me të vëllanë Hafez al-Assad, i cili mori pushtetin në Siri në vitin 1971.
Ribal në intervistën në Euronews Albania theksoi se në vitin 1986 ai dhe familja e tij u larguan nga vendi pasi nuk ishin dakord mbi brutalitetin e regjimit të vendosur nga familjarët e tyre.
Ribal theksoi se në vitin 1986 ai dhe familja e tij u larguan nga vendi pasi nuk ishin dakord mbi brutalitetin e regjimit të vendosur nga familjarët e tyre.
Ai tha se ishte kthyer disa herë në Siri, ku ishte tentuar të vritej në sulme me raketa nga djali i xhaxhait, Bashar al-Assad.
Ribali bëri fajtor për situatën në Siri liderin e rrëzuar, për të cilin tha se e pati më të lehtë ta shkatërronte vendin sesa ta demokratizonte Sirinë.
“Është kushëriri im i parë, baballarët tanë kanë qenë vëllezër. Im atë ishte Riffat al-Assad dhe u largua nga Siria në vitin 1984 pasi nuk binte dakord me qëndrimete Presidentit të larguar. Siç e dini, për një periudhë të shkurtër që u ktheva në Siri, regjimi u përpoq të më vriste edhe njëherë kur u ktheva nga Bostoni për Krishtlindje, ata dogjën shtëpinë tonë, qëlluan me raketa dhe vranë shumë njerëz.
Sa herë jemi përpjekur të flasim për një tranzicion të qetë të pushtetit, kemi pësuar shumë nga regjimi sirian. Ndryshe nga rrjeti ynë që po promovonte demokraci dhe ndryshim në Siri, ndaj e ngrita dhe organizatën për demokraci, për t’u treguar sirianëve se diktatorët nuk mund të na ndalonin nga ajo që besonim, në mënyrë që vendi të mos shkatërrohej.
Por fatkeqësisht, kushëriri im nuk ka dëgjuar kurrë dhe është përpjekur të sigurohet që njerëzit në komunitetin ndërkombëtar të mos luftonin dot forcat ekstremiste dhe ka sulmuar ata që promovonin paqen dhe demokracinë. Vite më parë, rreth 6 milionë sirianë emigruan për shkak të konfliktit.
Preferoi ta shkatërronte vendin sesa të humbiste pushtetin. Kemi 60% të infrastrukturës që është shkatërruar, numri i viktimave të konfliktit të nisur 13 vjet më parë është shumë më i lartë se ai që është deklaruar.
Siria mbetet një nga vendet më të varfëra në botë me pagat më të ulëta dhe gjendja sociale është përkeqësuar shumë, ndaj nuk e kuptoj pse ai nuk bëri diçka për ta shmangur këtë katastrofë sociale dhe të lëvizte drejt demokracisë. Ai refuzoi gjithçka dhe sot e la vendin në kaos, dhe sot të gjitha qytetet në Siri kontrollohen nga HTS,” tha ai.