Preferoni më shumë të pasmet apo gjoksin? Çfarë thotë kjo për personalitetin e burrave - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Preferoni më shumë të pasmet apo gjoksin? Çfarë thotë kjo për personalitetin e burrave

    Insajderi
    21 November 2023 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autorët e blogut Gene Expression gjetën një studim interesant nga viti 1968

    Studiuesit donin të shihnin nëse kishte një lidhje midis preferencave të trupit në seksin e kundërt me disa karakteristika të tjera.

    Këto janë përfundimet e tyre shkurtimisht.

    Karakteristikat e meshkujve që preferojnë gjoksin

    Meshkujt që preferojnë gjoksin e madh dalin më shpesh në takime, kanë interesa ‘mashkullore’ dhe ndjekin më shpesh sportet. Ata kanë nevojë për kontakte të vazhdueshme heteroseksuale dhe pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes në shoqëri. Meshkuj të tillë janë të pavarur, ka më shumë mundësi që të jenë duhanpirës dhe kanë më pak qëndrueshmëri në kryerjen e detyrave rënda fizike.

    Meshkujt që preferojnë gjoks më të vogël janë mesatarisht në një pozicion më të mirë financiar se ata që preferojnë gjoks më të madh, transmeton Telegrafi.

    Karakteristikat e meshkujve që preferojnë të pasmet

    Të pasmet e mëdha preferohen nga meshkujt që pëlqejnë rregullin, organizimin dhe rregullsinë. Si rregull, ata janë më të arsimuar, por janë edhe të varur nga të tjerët.

    Ata janë më të prirur të ndihen fajtorë dhe të ndryshojnë më shpesh qëndrimet e tyre, por kanë një nevojë më të madhe për vetë-realizim dhe përpiqen për sukses në biznes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark