
Pamjet e rioshëve perëndimorë që po shkriheshin në vallëzim nëpër salla koncertesh, me lëvizje të rrëmbyeshme trupi, teksa po përjetonin lirshëm muzikën, ishin një mundësi për arratisje shpirtërore.
Shumë prej këtyre nigerianëve të rinj po dëgjonin për herë të parë bendet e adhuruara të fillimviteve dymijë – “Linkin Park”, “Evanescence”, “Paramore”, “Fall Out Boy” – nëpërmjet internetit, duke formuar kështu një komunitet digjital nëpërmjet ndarjes së muzikës së pëlqyer. Ata vendosën ta quanin vetën “Gothics”, një kompozitë gjuhësore që paraqet bindjet e rrënjosura thellë dhe aspektin estetik nga nënzhanret e ndryshme të rockut, përfshirë veshjet në të zeza, grimin e ashpër dhe fiksimin me vdekjen.