Prej vitesh larg skenës, Flor Mumajesi feston ditëlindjen! – ai i kushton dedikim nënës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Prej vitesh larg skenës, Flor Mumajesi feston ditëlindjen! – ai i kushton dedikim nënës

    Insajderi
    25 August 2025 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artisti i njohur shqiptar, Flor Mumajesi, ka zgjedhur që ditëlindjen e tij ta shënojë jo me festime, por me një dedikim prekës për nënën e ndjerë.

    Me një postimi në rrjetet sociale, ai ndau me ndjekësit kujtimet më të ndjera nga fëmijëria dhe lidhjen e veçantë që ka pasur me të.

    “Dita e lindjes sime nuk është veç e imja. Është dita kur, mes lotësh dhe dhimbjes, erdhi në jetë një djalë mbi katër kilogramë… më 23 gusht një nënë u bë me djalë me mua,” shkruan ai.

    Artisti ndalet në detaje të thjeshta, por plot ndjenjë, si përqafimet, këngët që nëna i këndonte dhe aroma karakteristike që ai e kujton me mall. Një prej kujtimeve më të përzemërta që ndan është loja e fëmijërisë, kur ajo e mbante në prehër dhe këndonte: “ding dange, e ding dange…”

    “Me këtë erë jam rritur. Era që kishim të dy, era jonë, era e nënës,” shkruan Flori.

    Mesazhi përfundon me një ndjesi mungese dhe mallëngjimi për praninë e saj fizike, që sot mungon:

    “Por tashmë nuk ka sy për ta parë, as zë për të uruar: ‘Gëzuar ditën që më linde, ditëlindjen tonë’…”

    Kujtojmë që prej disa vitesh Flori Mumajesi është tërhequr nga skena duke lënë përgjysmë karrieren e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark