Prekëse: Ky është këmbësori që u godit për vdekje mbrëmë në Bresje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prekëse: Ky është këmbësori që u godit për vdekje mbrëmë në Bresje

    Insajderi
    31 March 2025 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar shoferi që dyshohet se ka goditur këmbësorin, ku si pasojë e plagëve ka vdekur në vendngjarje në Bresje të Fushë Kosovës.

    Lajmi është bërë i ditur përmes raportit ditor të së hënës, ku policia shton se i dërguari është dërguar në mbajtje, teksa trupi i viktimës do t’i nënshtrohet obduksionit.

    Sipas raporton Sinjali personi që humbi jetën është Selim Muqiqi, rreth 63-vjeçar.

    “AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Bresje, Fushë Kosovë / 30.03.2025 – 20:57. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark