Prekëse: Tragjedia në Washington, Burri zbulon fjalët e fundit të gruas së tij që gjendej në aeroplan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Prekëse: Tragjedia në Washington, Burri zbulon fjalët e fundit të gruas së tij që gjendej në aeroplan

    Insajderi
    30 January 2025 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë, gruaja e të cilit ishte në aeroplanin e American Airlines, ka zbuluar fjalët e fundit të bashkëshortes para përplasjes.

    Sipas Daily Mail, Hamaad Raza zbuloi se gruaja e tij 26-vjeçare ishte në bordin e fluturimit nga Wichita, Kansas në Uashington kur u përplas me një helikopter ushtarak pak para orës 21:00 të mërkurën mbrëma, përcjell Insajderi.

    “Unë po lutem që ta tërheqin atë nga lumi tani, ndërsa flasim. Kjo është gjithçka për të cilën mund të lutem, thjesht po i lutem Zotit”, tha Raza për WUSA9.

    Raza zbuloi se avioni ishte aq afër aterimit, saqë gruaja e tij ishte në gjendje t’i dërgonte mesazhe menjëherë para rrëzimit.

    Raza më pas i tregoi reporterit, i cili e përshkroi atë si “një nga intervistat më rrëqethëse të karrierës profesionale”.

    “Ajo më dërgoi mesazhe se do të uleshin pas 20 minutash. Pjesa tjetër e fjalëve nuk shkuan dhe atëherë kuptova se diçka s’ishte në rregull’, tha ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark