×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Premier League pranon se ka pasur 20 gabime të gjyqtarëve që nga implementimi i VAR-it

    Insajderi
    08 February 2024 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tony Scholes, CFO i Premier League, zbuloi në një intervistë për Sky Sports se ka pasur 20 gabime VAR që nga prezantimi i tij në ligën angleze.

    Megjithatë, ai vetë ka shpjeguar se në përgjithësi, ndihma e tij është shumë pozitive: në epokën pas VAR-it, 96% e vendimeve të ekipit të gjyqtarëve ishin të sakta, që do të thotë një rritje prej 14%, krahasuar me vitet e mëparshme.

    Këtë sezon u regjistruan tre gabime, një prej të cilave ishte goli i Luis Diaz për Liverpoolin ndaj Tottenhamit, i cili u anulua për pozicion jashtë loje, ndërkohë që nuk ishte kështu.

    Madje skuadra e Klopp-it do të përfundonte me humbje në fund të ndeshjes, humbjen e parë në kampionat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark