×
  • Sport
  • Sport

    Premier Liga ia shqipton një gjobë qesharake City-t për thyrjen e 22 rregullave

    Insajderi
    31 July 2024 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester City është gjobitur me 2.5 milionë euro nga Liga Premier për shkelje të veçanta nga 115 akuzat e tyre për FFP.

    Klubi anglez është tashmë në mosmarrëveshje me Ligën Premier për 115 shkeljet e pretenduara të klubit të rregullave financiare.

    Blutë, megjithatë, janë ndëshkuar për një rregull pak të njohur, duke e thyer atë 22 herë në një periudhë prej dy sezonesh.

    Klubi është gjobitur me mbi dy milionë euro për 22 shkelje në lidhje me vonesat e fillimit pasi pranoi sanksionin e konfirmuar në një deklaratë nga liga.

    Raportime të mëtejshme zbuluan gjithashtu se fillimet e vona përfshijnë rinisjet pas intervalit 15-minutësh të pjesës së parë në ndeshjet e ligës, raporton MailSport.

    Në deklaratë thuhej: “Liga Premier dhe Manchester City FC kanë hyrë në një marrëveshje sanksioni pasi klubi pranoi se kishte shkelur Rregullin L.33 të Ligës Premier në lidhje me detyrimet e fillimit dhe rifillimit (të ndeshjes)”.

    “Shkeljet kanë të bëjnë me një numër ndeshjesh të Ligës Premier gjatë sezoneve 2022/23 dhe 2023/24. Rregullat në lidhje me fillimin dhe rinisjen ndihmojnë për të siguruar që organizimi i garës të vendoset në standardin më të lartë të mundshëm profesional dhe ofron siguri për tifozët dhe klubet pjesëmarrëse. Gjithashtu siguron që të mbahet transmetimi i të 380 ndeshjeve të Ligës në mbarë botën”.

    “Siç kërkohet nga rregullat e Ligës Premier, marrëveshja e sanksionit është ratifikuar nga tre anëtarë të Kolegjit të Pavarur Gjyqësor”.

    Man City shtoi: “Klubi ka kërkuar falje dhe u ka kujtuar lojtarëve dhe ekipeve drejtuese për përgjegjësitë e tyre”.

    Zhvillimi i fundit midis Ligës Premier dhe Man City vjen pasi kampionët në fuqi të Anglisë mbeten të përfshirë në një betejë ligjore mbi shkeljet e supozuara të rregulloreve financiare. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark