
AUV ka inspektuar dy strehimore ilegale për qen që ishin financuar nga Komuna e Prishtinës, dhe ka konstatuar shkelje serioze të mirëqenies së kafshëve dhe shëndetit publik. Aty u panë kushte të mjerueshme, erë e rëndë e qenve të vdekur, ujë të papastër dhe mungesë të tjera sa i përket higjienës.
AUV, ka urdhëruar mbylljen e të dy strehimoreve.
Premtim Gashi dhe Florentina Bajrami, të cilët supozohej t’i mbanin këta qen në kushte të sigurta dhe humane që plotësojnë të gjitha nevojat e tyre, paguheshin 50 euro për qen në muaj.
Sa qen kishte adaptuar Premtim Gashi?
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, tha se këto inspektime u realizuan pas kërkesave të përsëritura dhe se komuna ka injoruar vazhdimisht kërkesat e tyre për të marrë pjesë në vizitat monitoruese.
Një listë të cilën e ka parë Insajderi, emri i Premtim Gashit figuron më shumë se 100 herë si adaptues.
Pra ai kishte më shumë se 100 qen dhe për secilin prej tyre ka marrë nga 50 euro.
Çfarë gjeti AUV gjatë inspektimeve?
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, tha se AUV ka gjetur se kafshët mbahen në kushte të rënda.
– Higjienë e tmerrshme: hapësira të ndyra, pa ndarje të duhur të kafshëve.
Pa ujë të pastër, pa kujdes bazik
– Qen të lënë nën vapë përvëluese, të ekspozuar dhe duke vuajtur.
– Një qen i vdekur u gjet gjatë inspektimeve.
– Më pak qen se sa raportohej zyrtarisht, që tregon për shifra të rreme dhe mashtrim të mundshëm.
– Erë e rëndë e qenve të vdekur, sipas punëtorëve aty afër — që tregon se shumë qen kanë vdekur dhe nuk janë raportuar kurrë.
– Mungesë e dokumentacionit veterinar
“Ky është një abuzim i qartë i fondeve publike dhe një neglizhencë totale ndaj mirëqenies së kafshëve nga njerëz që vazhdimisht deklarojnë se “mirëqenia e kafshëve është prioritet”, të cilët u siguruan që ne të mos e shihnim të vërtetën, duke na bllokuar pjesëmarrjen në vizitat monitoruese”, thuhet në postim.