Ardian Gjini në garë për mandatin e tretë, pa i realizuar premtimet e mandatit të dytë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Analiza

    Ardian Gjini në garë për mandatin e tretë, pa i realizuar premtimet e mandatit të dytë

    Insajderi
    19 September 2025 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini nga partia e AAK’së, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2021 kishte premtuar realizimin e 35 projekteve nëse do të fitonte edhe një mandat qeverisës. Mirëpo, katër vite më vonë, ai ka dështuar t’i përmbushë 8 prej tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gjatë fushatës zgjedhore, Gjini, si kandidat për kryetar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kishte bërë gjithsej 35 premtime në programin e tij elektoral.

    Sipas hulumtimit të publikuar nga Instituti GAP, nga këto premtime vetëm 19 janë realizuar, 5 janë në gjysmë të përmbushura, 3kanë filluar, ndërsa 8 premtime nuk kanë nisur fare.

    Insajderi iu sjell 8 premtimet e Gjinit, që janë nga fusha e bujqësisë, infrastrukturës, kulturës, shërbimeve publike, sportit e urbanizmit, realizimi i të cilave nuk ka filluar.

    Bujqësi:

    1.Lidhja e tregjeve të qytetit me pikat grumbulluese të produkteve bujqësore

    Infrastrukturë:

    1.Funksionalizimi i linjës hekurudhore në Gjakovë

    Kulturë:

    1.Investime në zbulime të zonave të reja arkeologjike

    Shërbime publike:

    1.Vendosja e dyerve të blinduara dhe interfonëve në të gjitha banesat kolektive

    2.Objekti i vjetër i administratës komunale do t’i kalojë në menaxhim qendrës rinore

    Kulturë:

    1.Përfundimi i fushës profesionale të atletikës

    2.Ndërtimi i pishinës olimpike

    Urbanizëm:

    1.Funksionalizimi i kompanisë publike “Artitekti i qytetit”.

    Gazeta Insajderi para rreth dy muajve ka dërguar pyetje te Kryetari Ardian Gjini në lidhje me arsyet e mosrealizimit të projekteve, por përkundër kësaj, nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

    Ardian Gjini mban postin e kryetarit të Gjakovës që nga viti 2017 dhe synon të marrë mandatin e tretë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark