Premtime të thyera, punë të pakryera: Abdixhiku ekspozon dështimet e Qeverisë Kurti në Infrastrukturë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Premtime të thyera, punë të pakryera: Abdixhiku ekspozon dështimet e Qeverisë Kurti në Infrastrukturë

    Insajderi
    10 December 2024 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar me publikimin e videove ironizuese për mos-punën e Qeverisë aktuale.

    Video këtë herë i kushtohet dështimit të Qeverisë në Infrastrukturë. “4 vjet, 2 kilometra rrugë! Mos ja bo vetit rrafsh! #behundryshimi”, ka shkruar Abdixhiku.

    “Përnime nuk është qaq keq. S’pe kuptoj pse njerëzit po ankohen. Ok, asni rrugë s’është kry, po su bo nami.Ndodh me tu prish kerri prej gropave po s’ka sen që s’nreqet. Edhe kurrgjo s’bohet me ec n’kamë. 30 kilometra çka janë për marakli hajt? Sen. Ec n’kamë knaqesh. Unë mënoj që është super. Krejt varet qysh e sheh”, thuhet në tekstin e videos së postuar në Facebook. Abdixhiku edhe më herët gjatë intervistave ka përmendur faktin se për katër vjet, kjo qeveri ka shtruar vetëm 2 km rrugë të reja në gjithë Kosovën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark