Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar besimin e qytetarëve në Viti për ta marrë drejtimin e qeverisë.
Pasi drejtuesit lokalë thanë se janë harruar nga qeveria aktuale, Abdixhiku numëroi investimet që do të bëhen në Viti nëse merr ekzekutivin.
Ashtu si moti i së shtunës, të ngrohtë e cilësoi pritjen edhe prijësi i listës 124, që bashkë me kreun e komunës, lulet e pranuara nga qytetarët ua dhanë zonjave të tyre.
“Vjedhja e krimi nuk maten me kutin e krahasimit me të shkuarën, se a janë më shumë apo më pak se dikur, por dënohen sepse hajnia është hajni, vjedhja është vjedhje, e futja e duarve në bukën e Kosovës do të dënohet edhe para vendit, edhe para Zotit, edhe para shtetit!”, tha Abdixhiku.