Premtimi i produksionit për operacionin e Anisës ishte një gënjeshtër? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Premtimi i produksionit për operacionin e Anisës ishte një gënjeshtër?

    Insajderi
    11 March 2025 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banorja e BBVK3, Anisa Veseli, ka zbuluar së fundmi se produksioni nuk ka mbajtur premtimin për të mbuluar shpenzimet e operacionit të rëndësishëm për trajtimin e skoliozës.

    Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, Anisa ndau historinë e saj të dhimbshme, duke treguar se vuante nga një problem serioz në shtyllën kurrizore, i cili jo vetëm kishte ndikuar në të ardhmen e saj, por edhe i kishte privuar mundësinë për t’u bërë nënë. Ajo deklaroi se kishte hyrë në garë për të fituar çmimin e madh dhe për të siguruar paratë e nevojshme për operacionin e shtrenjtë.

    Në atë kohë, produksioni i formatit doli garant se do të mbulonte të gjitha shpenzimet e ndërhyrjes, një gjest që u prit me emocion nga publiku. Mirëpo, sipas një postimi të fundit në TikTok, Anisa ka bërë të ditur se ky premtim nuk është mbajtur dhe se gjithçka ka qenë një gënjeshtër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark