Administrata e re amerikane e Presidentit Donald Trump po hyn në javën e dytë të saj, shkruan A2 CNN.
Gjatë javës së kaluar, Presidenti Trump nënshkroi urdhra ekzekutivë për një gamë të gjerë çështjesh.
Një nga çështjet kryesore ku është fokusuar administrata e Trump është emigracioni, çështje e cila ka zënë një vend të rëndësishëm edhe gjatë fushatë elektorale në SHBA.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ka pasur 956 arrestime të kryera të dielën si pjesë e goditjes së Trump për emigracionin.
Paraardhësi i tij Joe Biden kreu mesatarisht 311 deportime imigracioni në ditë, sipas ICE, kryesisht individë që kishin kryer krime, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se disa nga urdhërat ekzekutivë të Trump gjatë këtyre ditëve, janë ai për zyrtarizimin e vetëm 2 gjinive në SHBA, shpallja e emergjencës energjitike, bllokimi i ndihmave, etj.