Premtimi i kamotshëm për heqjen e vizave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Premtimi i kamotshëm për heqjen e vizave

    Insajderi
    09 October 2016 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para gjashtë vjetësh drejtuesit e Qeverisë kanë filluar të japin premtime për liberalizim të shpejtë të vizave, megjithatë kjo ende nuk ka ndodhur.

    I pari që i pati filluar këto heqje vizash ka qenë ish-kryetari i PDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në dhjetor të vitit 2010 u kishte premtuar qytetarëve se brenda 15 muajve ata do të udhëtonin në të gjitha vendet e Evropës pa pasur nevojë për viza.

    “Ju siguroj dhe garantoj sot, juve qytetarë, se vetëm për 15 muajt e ardhshëm nga janari i vitit të ardhshëm të gjithë qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në gjithë Evropën”, pati premtuar Thaçi.

    Kurse në nëntor të vitit 2011 pati thënë se viti 2012 do të jetë vit i liberalizimit të vizave. “Viti 2012 është vit i procesit të liberalizimit të vizave”, pati thënë Thaçi, shkruan Zëri.

    Por, as në vitin 2012 nuk u hoq regjimi i vizave, kështu edhe viti 2013 u proklamua si vit i liberalizmit të vizave, gjë e cila as këtë vit nuk ndodhi. Premtimet e Thaçit vazhduan edhe në vitet vijuese.

    Edhe pasuesi i Thaçit në postin e kryeministrit, Isa Mustafa, pas formimit të Qeverisës në dhjetor të vitit 2014 ishte shprehur i sigurt se liberalizimi i vizave do të ndodhë në vitin 2015.

    Ndërsa në dhjetor të vitit 2015 pati thënë se në vitin 2016 do të hiqet regjimi i vizave për kosovarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark