×
  • Lajme
  • Lajme

    PrEP – SHSKUK njofton për shërbimin falas, ja çka duhet të dini për të

    Insajderi
    17 October 2024 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se PrEP mund të merret falas në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

    Çfarë është PrEP, SHSKUK jep shpjegimin.

    “Parandalimi para ekspozimit (PrEP) është një strategji parandaluese që përfshin marrjen e barnave antiretrovirale nga persona HIV-negativ me rrezikshmëri të lartë, për të zvogëluar ndjeshëm rrezikun e infektimit me HIV.

    PrEP zvogëlon rrezikun e infektimit me HIV përmes marrëdhënieve seksuale rreth 99% të rasteve, kur merret në mënyrë të rregullt dhe siç është e rekomanduar.

    PrEP zvogëlon rrezikun e infektimit me HIV nga injektimi i drogave rreth 74% të rasteve.

    PrEP është më efektiv kur merret rregullisht, por nëse humben doza është më pak efektiv. PrEP mbron vetëm nga HIV, prandaj përdorimi i kondomëve është ende thelbësor për të parandaluar infeksione tjera seksuale (IST) dhe për mbrojtje të shtuar, nëse PrEP nuk merret siç duhet”, thuhet në njoftim.

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark