Një video e një qytetari duke prerë një pishe në qytetin e Gjakovës ka shqetësuar banorët. Reagime të shumta janë parë në Facebook.
Por, në një reagim të Stacionit të Autobusëve në Gjakovë shpjegohet se pse është bërë prerja e pishave pasi që lisi ishte në pronen e stacionit, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas tyre, prerja e një pishe afër stacionit është bërë për shkak se ishte e vjetër dhe paraqet rrezik për kalimtarët.
“Prerja e pishave në afërsi të stacionit të autobusëve është bërë për shkak se të njëjtat kanë qenë të kalbura dhe kanë paraqitur rrezik për kalimtarët. Gjithashtu stacioni i autobusëve planifikon renovim dhe jemi duke e përgatitur terrenin për një gjë të tillë”, thuhet në reagim.