Presidenca del me arsyetim se pse Osmani nuk i beson QKUK-së, ka të bëjë me axhën e saj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Presidenca del me arsyetim se pse Osmani nuk i beson QKUK-së, ka të bëjë me axhën e saj

    Insajderi
    03 November 2022 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari për media i Presidentes së Kosovës, Bekim Kupina ka treguar arsyen pse Vjosa Osmani ka zgjedhur për operim spitalin privat “Aloka” dhe jo QKUK-në.

    Kupina ka thënë se axha i Presidentes, kirurgu dr. Eshref Osmani është i angazhuar në këtë spital i cili ka qenë në përcjellje të gjendjes shëndetësore të Presidentes për një kohë gjatë.

    “Arsyeja pse Presidentja Osmani është operuar në spitalin “Aloka” është ngase axha i Presidentes, kirurgu dr. Eshref Osmani është i angazhuar në këtë spital dhe ka qenë në përcjellje të gjendjes shëndetësore të Presidentes qe një kohë gjatë. I njëjti ka asistuar gjatë ndërhyrjes kirurgjike”, ka deklaruar Këshilltari i Vjosa Osmanit për Gazetën Insajderi.

    Ai shtoi se doktor Osmani deri në pensionim ka punuar në QKUK, dhe ka një përvojë kirurgjike mbi 40 vjeçare.

    “Dr. Osmani deri në pensionim ka punuar në QKUK, dhe ka një përvojë kirurgjike mbi 40 vjeçare. I njëjti e ka përcjellë me vite të tëra gjendjen shëndetësore të Presidentes, dhe për rrjedhojë nën këshillimin dhe mbikëqyrjen mjekësore të Dr. Osmanit është realizuar intervenimi kirurgjik në spitalin “Aloka”, meqë për shkak të pensionimit ai nuk punon më në QKUK. Ndërhyrja kirurgjike është realizuar në institucion shëndetësor të licencuar, i cili e ushtron veprimtarinë e tij në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës dhe nga mjekët dhe stafi ndihmës vendor”, tha Kupina.

    Derisa, Presidentja Vjosa Osmani të mërkurën i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik. Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se Osmani ka hequr e tëmthit dhe të enjten i kthehet ushtrimit të funksionit. Osmani po kritikohet pasi ka zgjedhur një klinikë private për të kryer një operacion që mund të bëhet edhe në QKUK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark