Fitorja eventuale e Donald Trumpit në zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara konsiderohet si njëringa 10 rreziqet me të cilat ballafaqohet bota, thotë grupi kërkimor britanik, Economist Intelligence Unit (EIU).
Ky grup, në raportin më të ri të publikuar sot, thekson se kandidati favorit republikan, do ta shkatërronte ekonominë globale dhe do t’i shtonte rreziqet politike dhe të sigurisë në Shtetet e Bashkuara.
Zoti Trump vlerësohet rrezik më i madh se largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian ose përleshjet ushtarake në Detin Jugor Kinez.
Grupi Economist Intelligence Unit e përdorë shkallën prej 1 e deri në 25, ndërsa Trumpit i është dhënë shkalla 12, që është rrezik i njejtë sikur “rritja e kërcënimit të terrorizmit xhihadist në destabilizimin e ekonomisë globale”.
Në këtë raport, theksohet izolimi i Kinës nga ana e Trumpit, armiqësia ndaj tregtisë së lirë dhe “qëndrimi i tij i krahut të djathtë për Lindjen e Mesme dhe terrorizmin xhihadist”.
Intervenimet e Rusisë në Siri dhe Siri, që i paraprijnë “luftës së re të ftohtë” janë në mesin e zhvillimeve që shihen si më të rrezikshme./rel