
Pas deklaratave të ish-emisarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se Vjosa Osmani nuk është dakord me politikat e Kurtit në raport me Amerikën, ka reaguar Presidenca e Kosovës.
Blerim Vela ka shkruar se Richard Grenell po gënjen.
“Si Shef i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, dua t’iu informoj se Richard Grenell po gënjen kur i referohet deklaratës së Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Vela në Tëitter.
Grenell në Twitter kishte shkruar se rezultati në zgjedhje vie pas refuzimit projketit për gazin amerikan.
“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe Marrëveshjet e Uashingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se ajo nuk është dakord me Kurtin”, ka shkruar Grenell.