Presidenca i kërkon "llogari" Berishajt për raportimet në Slloveni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Presidenca i kërkon “llogari” Berishajt për raportimet në Slloveni

    Insajderi
    22 April 2022 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenca e Kosovës ka njoftuar se ka kërkuar raport me shkrim nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për raportimet në mediat sllovene, që e përfshinin në një skandal të madh financiar si sekser për politikanin slloven Robert Golob. Po ashtu Berishaj është thirrur të vijë në Kosovë për ta sqaruar çështjen.

    “Njoftojmë qytetarët se Presidentja tashmë ka kërkuar, në komunikim me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që nga Ambasadori Berishaj të kërkohet raport me shkrim lidhur me artikullin në një medie në Slloveni dhe po ashtu që Ambasadori Berishaj të thirret në Kosovë për të sqaruar situatën. Në ndërkohë, sapo të sqarohet situata, Presidentja, bashkërisht me MPJ-në, do të bëjnë vlerësimin lidhur me pozicionin e Ambasadorit ashtu siç e kanë bërë për çdo pozicion tjetër”, thuhet në njoftim.

    “Është me rëndësi të theksohet se institucionet e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk kanë marrë asnjë informatë nga institucionet e Sllovenisë apo të ndonjë shteti tjetër për involvimin e z. Berishaj në ndonjë vepër penale. Në fakt, z. Berishaj ka dorëzuar dokumentacion nga institucionet e Sllovenisë se nuk ka evidencë penale”.

    Të enjten, në “Planet TV” të Sllovenisë u raportua për aferën financiare të Golebit, si kryetar i njërës nga partitë atje. Sipas mediumit, ai po hetohej ndërkombëtarisht për shkak të transferimeve të parave nga dega serbe e furnizuesit energjetik slloven (GEN-I) te një kompani private konsulentë në Mal të Zi, “MB Consulting”. E kjo kompani, sipas raportimeve, e Berishajt, në emër të konsulencës supozohet se i ka tërhequr në para të gatshme rreth 600 mijë eurot e të cilat i ka bartur te politikani slloven. Sipas raportimeve, hetimi po kryhet nga disa shtete.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark