Presidenca: Përzgjedhja e Kryeprokurorit në Kushetuese, kontestohet aktgjykimi i Supremes – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Presidenca: Përzgjedhja e Kryeprokurorit në Kushetuese, kontestohet aktgjykimi i Supremes

    Insajderi
    12 May 2023 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, ka njoftuar se nëpërmjet një letre, sot është njoftuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës se është parashtruar një kërkesë individuale nga njëri nga kundërkandidatët në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit.

    Sipas njoftimit, në këtë kërkesë kontestohet Aktgjykimi i 23 dhjetorit 2022, i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, i cili ndërlidhet me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

    “Presidentja Osmani ka sqaruar në vazhdimësi se të gjitha veprimet lidhur me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit, do t`i ndërmarrë në përputhje me mandatin e saj kushtetues, duke respektuar pavarësinë e procedurave gjyqësore, sikurse edhe të drejtën e kandidatëve për të shteruar procedurat kushtetuese dhe ligjore për realizmin e të drejtave të tyre”, thuhet në njoftimin e Presidenës.

    Në njoftimin dërguar mediave, bëhet e ditur se sapo të përfundojë trajtimi i çështjes së Kryeprokurorit në gjitha instancat gjyqësore, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, Presidentja do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me detyrimet dhe përgjegjësitë e saj kushtetuese.

    Më 8 prill 2022, Presidenca kishte pranuar propozimin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për emërim të kryeprokurorit të Republikës së Kosovës, ndërkaq më 13 maj 2022 Presidenca është njoftuar përmes një shkrese zyrtare nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, se njëri nga kandidatët në këtë proces ka bërë kërkesë individuale për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij procesi.

    Përkundër kësaj, KPK ka insistuar në vazhdimësi në dekretimin e Blerim Isufajt si Kryeprokuror të Shtetit


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark