Presidenca reagon për marrëveshjen e gazit rus: Deri kur BE do ta tolerojë këtë? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Presidenca reagon për marrëveshjen e gazit rus: Deri kur BE do ta tolerojë këtë?

    Insajderi
    29 May 2022 - 18:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shef i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar pas marrëveshjes që sot bëri presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për blerjen e gazit rus.

    Vela ka thënë se Serbia në vend se të përafrojë qëndrimet me BE-në, ajo po bashkëpunon me Rusinë dhe ka pyetur se deri kur do ta tolerojë Bashkimi Europian këtë sjellje të Serbisë.

    “Putin dhe Vuçiq u pajtuan në një telefonatë sot që Rusia të vazhdojë të furnizojë Serbinë me gaz natyral dhe dy vendet do të vazhdojnë të përforcojnë partneritetin e tyre. Serbia, një vend kandidat i BE-së, në vend se të përafrojë sanksionet me BE-në thellon bashkëpunimin me Rusinë. Deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?”, ka shkruar Vela.

    Vuçiq, në deklarimin për gazetarët pas bisedës me Putinin, ka thënë se me të ka folur për disa tema, por se kryesorja ishte marrëveshja për importin e gazit nga Rusia dhe çmimin e tij. Ai këtë marrëveshje e cilësoi si “të favorshme”.

    “Unë dhe Putin patëm një bisedë shumë të mirë. Biseduam për disa tema të ndryshme. Gjëja më e rëndësishme për ne janë marrëdhëniet tona dypalëshe. Për ne çështja më e rëndësishme është skadimi i marrëveshjes së gazit pas afatit dhjetëvjeçar më 31 maj. Ajo që mund të them është se ne kemi rënë dakord për elementët kryesorë që janë shumë të favorshëm për Serbinë”.

    Pas nisjes së agresionit të Rusisë në Ukrainë, vendet perëndimore po synojnë të gjejnë forma alternative për të shmangur përdorimin e gazit rus për të hequr varësinë e tyre nga Rusia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark