×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përveç familjare, presidentja Osmani ishte ortake në biznes me rektoren e UP-së

    Insajderi
    21 October 2022 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot Naser Sahiti u shkarkua nga detyra si rektor në Universitetin e Prishtinës. Deri tek shkarkimi i tij erdhi pas një mbledhje që u thirr nga Këshilli Drejtues i UP-së. Në krye të rektoratit tash si ushtruese detyre do të jetë Luljeta Plakolli-Kasumi, kjo e fundit familjare me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

    Fillimisht, Plakolli-Kasumi tha të mos ketë pasë informata se do emërohej në krye të Rektoratit, e as nëse emri i saj do të propozohej si pasuese e përkohshme e rektorit Sahiti. Në të njëjtën kohë, e konfirmoi se është familjare e presidentes Vjosa Osmani, duke u arsyetuar se janë ‘kushërira të largëta’.

    Nëse m’u ka propozuar emri, ajo është me siguri për shkak të meritave të mia, punës time jo pse jam familjare e dikujt”, ka thënë ajo për RTV Dukagjini.

    Por, Plakolli-Kasumi dhe presidentja Vjosa Osmani kanë qenë ortake në një biznes. Bëhet fjalë për për kompaninë që kryen aktivitete juridike me emrin “FIRST LEGAL SOLUTIONS”, raporton Periskopi.

    Plakolli-Kasumi është larguar nga ortakëria e këtij biznesi kohë më parë, ndërsa Presidentja Osmani është larguar para rreth dy viteve. Në deklarimin e  pasurisë që Osmani e kishte bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit në vitin 2020, ajo kishte deklaruar se kishte 20 për qind të aksioneve në këtë biznes.

    Aktualisht, pronarë në këtë biznes figuron vetëm motra e Presidentes, Blinera Osmani.

    Ndërkohë ‘gjurmët’ e  Plakolli-Osmani në FIRST LEGAL SOLUTIONS” kanë mbetur akoma në internet, ndërsa puna e saj në këtë biznes nuk figuron në CV-në e saj.

    Foto: Biznesi i përbashkët i Vjosa Osmanit dhe Luljeta Plakolli-Kasumit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark